33.4 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Manipulimi i provave dhe përgimet e SkyEcc: Si u zbardh vrasja e Klevis Lleshit

Zbulimi i trupit të të riut më 8 dhjetor 2020 tronditi autorët e dyshuar, të cilët u vunë në lëvizje për të manipuluar analizat e ADN-së dhe për të fshehur çdo gjurmë që mund të lidhej me ngjarjen. Hetimet e mëtejshme, të bazuara mbi përgimet e rrjetit të koduar SkyEcc, zbuluan një seri përpjekjesh për të ndërhyrë te ekspertët mjekoligjorë dhe për të shkatërruar pajisje elektronike që mund të implikonin të dyshuarit.

Bisedat SkyEcc – 9 Dhjetor 2020

Një nga të dyshuarit, i koduar si “Personi A”, bisedon me bashkëpunëtorin e tij “Boli” për të shkuar në banesën e tij dhe për të shkatërruar telefonat që mund ta implikonin.

Personi A: “A e more çantën? Mbaj vetëm një iPhone, të tjerat digji.”
Boli: “Po, gjithçka e mora.”
Personi A: “Shko në shtëpi, merr rrobat, pasaportën dhe cigaret, dhe jepi dikujt që t’i çojë te unë.”

Nga këto biseda kuptohet se i dyshuari ishte i shqetësuar për gjetjen e eshtrave dhe synonte të shfrytëzonte persona të tjerë për të shmangur kontaktin direkt me policinë.

Bisedat SkyEcc – 27 Janar 2021

Në një tjetër bisedë, Personi A diskutohet me një person të panjohur (P2), i cili kishte takuar një avokat dhe një figurë të rëndësishme lokale. P2 i dorëzon faqen e fundit të një dokumenti me vendimin për kryerjen e ekspertimit të ADN-së.

P2: “Kam çuar dy nga njerëzit tanë te policia të thonë që personi i gjetur nuk ishte me pantallona të shkurtra.”

Personi A: “Po me ndërruar gjakun s’ka shans. Kur ta çojnë për ADN, do marrim kampion gjaku dhe aty mund t’i manovrojmë.”

Personi A: “Këto të ADN-së që i bëjnë në kafkë nuk nxjerrin se kush është, vetëm moshën dhe kohën e humbjes. Por nuk dua ta lë me kaq.”

I dyshuari mendon më pas një plan tjetër: kërcënimin e oficerëve të policisë gjyqësore që do të dorëzonin provat.

Personi A: “Këta dy oficerë do i përballojmë në rrugë dhe do t’ua marrim provat.”

P2: “Do bëhet rrëmujë e madhe, prish punë shumë.”

Personi A: “Po ta dijmë që janë të gjitha aty, le të bëhet ç’do të bëhet. Vetëm ta di dy orë para.”

Bisedat SkyEcc – 27 Dhjetor 2021

Personi A bisedon përsëri me një bashkëpunëtor tjetër për të marrë informacion mbi laboratorin ku do të kryhej analiza e ADN-së.

Personi A: “Ça bëre? Kjo është adresa e laboratorit, pyet njëherë personin Fuat.”

Bashkëpunëtori: “Po, do të pyes.”

Megjithëse të përfshirët tentuan të manipulojnë provat, analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e viktimës, duke e lidhur atë me trupin e gjetur. Ky rezultat lejoi autoritetet të kryejnë arrestime dhe të ndërmarrin veprime ligjore ndaj personave të dyshuar, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...