33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Anxhela Peristeri: “Pyetjet për martesën nuk më shqetësojnë më, tradhtia nuk më frikëson”

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka ndarë së fundmi mendimet e saj për jetën personale, dashurinë dhe marrëdhëniet, gjatë një interviste të hapur.

Ajo ka treguar se pyetjet për martesën dikur e shqetësonin, por tani i përballon me qetësi dhe maturi. Sipas saj, kureshtja e njerëzve shpesh buron nga dashuria dhe jo nga dashakeqësia.

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe, nuk të bëjnë kur je 40”, tha ajo.

Në lidhje me tradhtinë, këngëtarja zbuloi se e ka përjetuar jo vetëm në marrëdhëniet personale, por edhe nga shoqëria.

“Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas, nuk i kam prishur marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoj kur po më bëhet ‘puci’, nuk i jap shumë rëndësi”, shtoi ajo.

Megjithatë, Anxhela konfirmoi se akoma nuk ka veshur fustanin e bardhë, duke treguar se pyetjet për martesën mbeten një temë kurioziteti për publikun, por nuk ndikojnë në qetësinë e saj personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...