33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Asnjë cent nga qeveria”, Behgjet Pacolli mohon përfshirjen e shtetit në Aeroportin e Vlorës

Miliarderi kosovar Behgjet Pacolli, pronar i 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës, ka reaguar ashpër pas debatit publik mbi ndërtimin dhe financimin e këtij projekti.

Pacolli ka mohuar kategorikisht që qeveria shqiptare të ketë dhënë fonde për ndërtimin e aeroportit, duke theksuar se i gjithë investimi është bërë nga kompania koncesionare që ai zotëron.

“Asnjë qindarkë e shtetit shqiptar nuk është shpenzuar për këtë projekt dhe nuk do të shpenzohet as në të ardhmen. Të gjitha investimet mbulohen nga koncesionari, i cili do t’i rikuperojë mjetet e investuara gjatë afatit të përcaktuar në kontratë,” – deklaroi Pacolli.

Ai sqaroi se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës financohet plotësisht nga koncesionari, ndërsa kontrata parashikon vetëm një garanci minimale për pasagjerët, një praktikë e zakonshme në marrëveshjet ndërkombëtare të këtij lloji.

Miliarderi i bëri thirrje mediave të mos përhapin informacione të pavërteta, duke i cilësuar lajmet e kundërta si “dezinformim të qëllimshëm që dëmton publikun dhe krijon konfuzion të panevojshëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...