28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Propozimin ia kam bërë, por ju nuk e keni marrë vesh” – Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi rrëfejnë lidhjen dhe fejesën

Kampionja Luiza Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku zbuluan për herë të parë detaje nga jeta e tyre personale, nga fillimi i lidhjes e deri te planet për dasmën.

Rrëfimi i Stërmasit: “Disa gjëra vijnë vetvetiu dhe janë gjëra normale të një çifti normal. Kështu që disa gjëra janë rrugës dhe do shohim.”

Gega shprehu dëshirën e saj për të krijuar familje, duke treguar se kjo është pjesë e identitetit të saj dhe e vlerave që ka marrë nga familja:

“Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe nuk e shikoj dot veten time pa krijimin e një familjeje, sepse i dashuroj fëmijët.”

Kur Rudina Magjistari pyeti për propozimin e martesës, Stërmasi bëri një rrëfim surprizë:

“Unë propozimin ia kam bërë, por ju nuk e keni marrë vesh.”

Luiza shtoi se fejesa e tyre është bërë një vit më parë dhe se kanë ndjekur traditën familjare, duke kënaqur edhe prindërit:

“Ne kemi një vit që e kemi bërë familjare, kemi bërë fejesën. Ne jemi një familje tradicionale, mami insistonte shumë dhe e bëmë edhe për t’iu bërë qejfin prindërve.”

Sa i përket dasmës, Stërmasi bëri të qartë se ajo do të ndodhë, por jo menjëherë:

“Dasmë do të ketë me patjetër, por jo tani afër.”

Kjo rrëfim i afron publikun pranë jetës private të kampiones dhe trajnerit, duke treguar anën më të ngrohtë dhe më personale të çiftit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...