18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Mund të kishte vrarë vajzën time” – Gazetari investigativ Sigfrido Ranucci për atentatin në Romë

Gazetari investigativ i RAI, Sigfrido Ranucci, foli për Euronews Albania lidhur me atentatin ndaj tij pak ditë më parë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu pranë makinës së tij dhe të vajzës, pa shkaktuar të lënduar.

“Fuqia e eksplozivit mund të kishte vrarë vajzën time, e cila sapo ishte kthyer në shtëpi,” tha Ranucci, duke theksuar se sulmi ishte i planifikuar dhe autorët e ndoqën për disa ditë.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:17 në Pomezia të Romës, duke shkatërruar dy automjete.

🔍 Hetimet dhe dyshimet

Ranucci mohoi lidhjet e ngjarjes me mafian shqiptare, pavarësisht raportimeve paraprake që përmendnin emra si Artur Shehu:

“Nuk besoj se mafia shqiptare ka lidhje me atentatin. Aktualisht nuk kam asnjë element që ta konfirmojë një lidhje të tillë. Ata zakonisht veprojnë me ide të qarta. Mund të ketë lidhje me hetime në shtete të tjera, por për momentin nuk kam arsye për ta e lidhur me ndonjë shqiptar.”

Gazetari italian ka marrë gjithashtu kërcënime gjatë investigimit mbi qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai deklaroi:

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas dhe ishte i lidhur me shqiptar për këtë çështje, dhe unë ja kam dërguar gjykatësve.”

Ranucci shtoi se të gjithë informacionet i ka dorëzuar menjëherë te gjykatësit përkatës, duke treguar se hetimet janë në vazhdim dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Ky atentat tronditi jo vetëm median italiane, por edhe komunitetin ndërkombëtar të gazetarisë investigative, duke rikujtuar rreziqet e punës për zbardhjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...