26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë” — 29-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti në Kanada

Një 29-vjeçare shqiptare, Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper, në Kanada, në një ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin shqiptar dhe vendas.

Sipas raportimeve të mediave kanadeze, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun e një qendre tregtare, ku policia gjeti trupin e pajetë të të resë. Savannah u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa autori u vra më pas nga policia gjatë një përplasjeje të armatosur.

Nëna e saj, Karen Kulla, ka rrëfyer mes lotësh për mediat momentet e fundit të vajzës:

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur. Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë.”

Sipas dëshmisë së nënës, Savannah kishte shkuar të takonte ish-bashkëshortin për t’i dhënë mundësinë të kalonte pak kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por gjatë takimit, pas një debati për një çantë me pelena, ai nxori armën dhe e qëlloi tre herë.

“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelenave’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar’, dhe më pas e qëlloi tre herë,” – rrëfeu Karen.

Nëna e 29-vjeçares shtoi se vajza e saj kishte frikë për jetën, duke i thënë vetëm një muaj më parë:

“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë.”

Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe ishte ndarë nga Deschepper prej disa muajsh. Ai kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë që nga viti 2023.

Karen tregon gjithashtu se ish-partneri e kishte përndjekur vajzën e saj vazhdimisht, duke e telefonuar qindra herë në ditë:

Ajo kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai e gjente përsëri. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’.”

Tragjedia e Savannah Kullës ka hapur një debat të gjerë në Kanada për dhunën ndaj grave dhe mungesën e mbrojtjes efektive për viktimat e përndjekjes dhe dhunës në marrëdhënie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...