18.7 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Operacion detar i SHBA në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë dhe 2 të zhdukur në luftën kundër trafikut të drogës

Forcat amerikane kanë zhvilluar një operacion të ri detar kundër trafikut të drogës në Oqeanin Paqësor, që ka përfunduar me 14 persona të vrarë dhe 2 të zhdukur, sipas njoftimit të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Njëri prej të zhdukurve është shpëtuar nga autoritetet meksikane, ndërsa operacioni, i cili u krye të hënën me urdhër të Presidentit Donald Trump, synonte katër anije të dyshuara për trafik narkotikësh, të identifikuara më parë nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

Sipas Hegseth, anijet po transportonin sasi të mëdha droge dhe ishin pjesë e një rrjeti të njohur ndërkombëtar trafiku. “Departamenti ka kaluar mbi dy dekada duke mbrojtur atdhe të tjerë. Tani po mbrojmë tonin,” – shkroi ai në platformën X (ish-Twitter).

Operacioni është pjesë e fushatës amerikane kundër trafikantëve të drogës që shtrihet në Karaibe dhe në Paqësor, dhe deri tani kanë humbur jetën të paktën 51 persona, duke shtuar tensionet mes SHBA-së dhe disa qeverive të Amerikës Latine, përfshirë Kolumbinë dhe Venezuelën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...