27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Më vinin mesazhe vrasjeje pas lidhjes me Ledianin” — rrëfimi i ndjerë i Elhaida Danit: “Po të mos isha lidhur, do ta kisha fituar ‘DWTS’”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe vështirësitë që përjetoi gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku u përfshi në një lidhje me kërcimtarin profesionist Ledian Agalliu.

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu se pas lidhjes së tyre u përball me një valë të paprecedentë urrejtjeje në rrjete sociale, që e tronditi thellë emocionalisht.

“Më vinin mesazhe të tmerrshme! Mesazhe vrasjeje. Nuk ishte aspak e drejtë të ndodhte ajo gjë,” – tha artistja, duke shtuar se lidhja me Ledianin ndikoi edhe në ecurinë e saj në garë.
“Po të mos isha lidhur në ‘Dancing with the Stars’, do ta kisha fituar,” – u shpreh ajo me sinqeritet.

Këngëtarja, e njohur për talentin dhe karrierën e saj ndërkombëtare, tha se ajo periudhë e vështirë e bëri më të fortë dhe më të ndërgjegjshme për ndikimin që mund të kenë komentet negative në jetën e një personi publik.

“Ishte një periudhë që më tronditi shumë, por më ndihmoi të rritem shpirtërisht dhe të mësoj të mos lejoj urrejtjen të më ndalojë,” – tha Elhaida me emocione.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...