30.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Shqiptari mashtron shtetin britania se kishte 8 foshnja, dënohet me 6 vite burg

Një i ri shqiptar, Gerald Cera, është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpall fajtor për pjesëmarrje në një konspiracion për emigrim të paligjshëm.

Ai kishte pretenduar se ishte babai i tetë foshnjave shqiptare, me qëllim që t’u siguronte atyre shtetësi britanike përmes aplikimeve për pasaportë. Mashtrimi u zhvillua midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2024, ku Cera përdori dokumentet e tij personale, përfshirë pasaportën britanike dhe certifikatën e natyralizimit, për të mbështetur aplikimet.

Prokurorët zbuluan se mashtrimi përfshinte fotografi të inskenuara të shqiptarëve me foshnjat dhe nënat e tyre, dhe juria u bind se Cera nuk ishte babi biologjik i asnjë prej foshnjave.

“Duke kërkuar në mënyrë të rreme shtetësinë britanike për ata që nuk kanë të drejtë, Cera minoi sistemin tonë të emigracionit dhe ata që përpiqen të vijnë në mënyrë të ligjshme,” – deklaroi prokurorja Roma Karampatsi.

Ministri britanik për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, theksoi:

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa bandat kriminale abuzojnë me sistemin tonë të emigracionit duke shfrytëzuar fëmijët për të bërë para të shpejta.”

Hetimi zbuloi gjithashtu një lidhje mes Cerës dhe një tjetri shqiptar, i cili kishte shpallur se ishte babai i 13 fëmijëve shqiptarë për aplikime pasaporte. Si pasojë e dënimit, Ministria e Brendshme britanike i hoqi shtetësinë Cerës, ndërsa pasaportat e të gjithë fëmijëve të përfshirë janë revokuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...