27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Pesë arrestime të reja në rastin e vdekjes së nipit të Robert De Niro: Pilulat me fentanil shkaktuan vdekjen e 19-vjeçarit

Dy vjet pas vdekjes së nipit të aktorit të njohur hollivudian, Robert De Niro, Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, autoritetet amerikane kanë bërë pesë arrestime të reja.

Leandro, 19 vjeç, djali i vajzës së adoptuar të De Niro-s, Drena, u gjet i vdekur më 2 korrik 2023, si pasojë e një mbidoze droge.

Pesë të arrestuarit – Grant McIver, Bruce Epperson, Eddie Barretto, John Nicholas dhe Roy Nicholas – akuzohen nga prokurorët si pjesëtarë të një rrjeti kriminal që shpërndante pilula opioide të përziera me fentanil, të destinuara tek adoleshentët dhe të rinjtë në New York City. Sipas aktakuzës, këto pilula shkaktuan vdekjen e tre 19-vjeçarëve, përfshirë edhe Leandron, raporton TMZ.

Një tjetër person, një grua me emrin Sofia Marks, u arrestua disa javë pas ngjarjes, me akuzën e shitjes së drogës tek i riu.

Raportohet se Leandro ishte parë për herë të fundit nga një mik i tij, i cili pas disa ditësh pa asnjë kontakt, shkoi ta kontrollonte, duke zbuluar tragjedinë.

Kjo çështje ka rikthyer vëmendjen tek përhapja e rrezikshme e fentanilit mes të rinjve në qytetet amerikane dhe përgjegjësia e rrjeteve kriminale që e shpërndajnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5...

0
Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke...

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...