22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Romina Kuko në Kuvend: “Kush helmon fëmijët me alkool dhe cigare pranë shkollave?”

Deputetja e PS-së, Romina Kuko, ngriti alarmin gjatë seancës plenare të enjtes, 30 tetor, duke paralajmëruar rrezikun që u kanoset të miturve nga shitja e pijeve alkoolike dhe cigareve pranë shkollave dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet.

“Kur fëmija del nga shkolla dhe përballet me një market që i shet cigare, apo një lokal që i shërben alkool, ai nuk është i sigurt, por është i ekspozuar. Kam një pyetje të drejtëpërdrejtë për ata që e bëjnë këtë: Kush mendoni se jeni ju që helmoni fëmijët dhe nuk keni frikë? Cili ligj ju mbron që i shërbeni 15-vjeçarëve gota alkooli për fitim? Asnjë ligj!”, tha Kuko.

Ajo bëri thirrje të menjëhershme për ndërhyrje nga Policia e Shtetit, Inspektoriati i Tregut dhe shëndetësia, duke kërkuar kontrollin e çdo lokali apo marketi pranë shkollave dhe ndëshkimin e çdo forme abuzimi.

“Por kjo nuk është vetëm detyrë e institucioneve, është detyrë qytetare. Ndaj i bëj thirrje çdo prindi, çdo qytetari, çdo dëshmitari: Nëse shihni një lokal që u shërben të miturve pije alkoolike, nëse një market i shet cigare fëmijëve, raportoni dhe mos e ktheni kokën. Bëhemi bashkëfajtorë nëse heshtim,” përfundoi Kuko.

Deputetja e PS-së theksoi se veprimi i menjëhershëm është i domosdoshëm për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve në mjediset e shkollave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...