27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Partia e Lirisë nderon Fatos Nanon: “Transformoi të majtën shqiptare në një forcë evropiane”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mori pjesë në homazhet për ish-kryeministrin dhe ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke e vlerësuar atë si një figurë kyçe të tranzicionit politik shqiptar.

Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi se kontributi i Nanos ishte vendimtar në transformimin e Partisë së Punës në një forcë moderne socialdemokrate me orientim evropian.

“Në emër të Presidentit të PL, Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal, i shprehim sot ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët e zotit Nano,” – u shpreh Blushi.
“Ai ishte një figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar, që pati meritën e transformimit të Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane. Dy qëndrimet e tij – se duhet të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet dhe se zgjedhjet e lira janë më të rëndësishme sesa rezultati – duhet të mbeten udhërrëfyes për të majtën shqiptare,” shtoi ai.

Homazhet për Fatos Nanon po mbahen në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë përfaqësues të shumtë të politikës shqiptare, përfshirë drejtues të mazhorancës dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...