20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Grupi parlamentar i PS bashkohen në homazhet për Fatos Nanon

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Ceremonia ka mbledhur qindra qytetarë, personalitete të jetës politike dhe publike, të cilët kanë ardhur për të nderuar kontributin e tij në tranzicionin demokratik të Shqipërisë.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mori pjesë i plotë në homazhe, me në krye drejtues të lartë si Bledi Çuçi, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bledi Klosi, Gramoz Ruçi dhe Ogerta Manastirliu. Ata vlerësuan figurën e Nanos si themelues të modernizimit të së majtës shqiptare dhe si një nga arkitektët e periudhës postkomuniste.

Në ceremoninë solemne, përveç socialistëve, u panë edhe përfaqësues të opozitës, duke e kthyer nderimin për Fatos Nanon në një moment uniteti kombëtar përtej ndasive politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...