27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Gramoz Ruçi në homazhet për Fatos Nanon: “I pari politikan i persekutuar në demokraci, një lider që i hapi rrugë brezit të ri”

Ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Fatos Nanos, Gramoz Ruçi, i ka dhënë sot lamtumirën e fundit liderit historik të Partisë Socialiste, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Në një prononcim për mediat nga homazhet në Pallatin e Kongreseve, Ruçi theksoi se Nano do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si i pari politikan i persekutuar në demokraci, me 4 vite burg, dhe si themeluesi që transformoi Partinë Socialiste në një forcë moderne dhe evropiane.

“Sot është dita që të nderojmë dhe të përkujtojmë Fatos Nanon — si themelues, si reformues dhe demokratizues i Partisë Socialiste. Ai ishte lider për 14 vite, ku 4 prej tyre i kaloi në izolim dhe 8 vite mbajti forcën politike në pushtet. Një arritje që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës,” – deklaroi Ruçi.

Ai shtoi se Nano do të kujtohet si një politikan race dhe qytetar ekselent, që i hapi rrugë brezit të ri politik.

“Do të mbahet mend si i pari që, pas zgjedhjeve që humbi, dha dorëheqjen e parevokueshme, duke i lënë hapësirë gjeneratës së re për të marrë drejtimin. I hapi rrugën dy djemve të rinj socialistë, 30-vjeçarë, që të bëheshin kryeministra,” – u shpreh Ruçi.

Në fund, ai e përmbylli mesazhin e tij me tone emocionale:

“I paharruar kujtimi i vëllait tim, Fatos Nano. Sot e nderojnë përfaqësues nga Shqipëria dhe bashkëkombësit tanë. Ai do të mbetet një figurë e pashlyeshme në historinë e shtetformimit dhe të socializmit shqiptar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...