16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

A janë ndarë Klea Huta dhe Elgit Doda? Postimet e fundit nxisin sërish dyshime për krisje në çift

Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, Klea Huta dhe Elgit Doda, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas zërave në rritje se martesa e tyre dyvjeçare mund të ketë marrë fund.

Prej disa javësh, mediat rozë kanë aluduar për një krisje në marrëdhënien e tyre, madje edhe për mundësinë që këngëtari të ketë nisur një lidhje të re. Dyshimet janë shtuar nga fakti se çifti nuk është parë më bashkë, as në evente publike dhe as në rrjetet sociale – një ndryshim i dukshëm për fansat e tyre.

Ndërkohë, një postim i fundit i Klea Hutës në Instagram ka ngjallur sërish reagime. Moderatorja ndau në “Instastory” një pjesë teksti nga një këngë me tone të ndjera, që shumë e kanë interpretuar si një mesazh i koduar për Elgitin:

“Do të mungojnë buzët e mia, si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje.”

Megjithatë, as Klea dhe as Elgiti nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të konfirmuar ose mohuar ndarjen, duke zgjedhur të mbeten në heshtje.

Pak ditë më parë, Klea publikoi disa foto ku në fokus ra unaza e diamantit – dhuratë nga Elgiti në ditëlindjen e djalit të tyre. Fakti që ajo e mban ende unazën në gisht, është parë nga ndjekësit si shenjë pajtimi ose të paktën mosndarjeje përfundimtare.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një periudhë të vështirë në çift apo për një ndarje të vërtetë — por fansat e tyre shpresojnë ende për një “happy end” të dashurisë së Kleas dhe Elgitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...