21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Do të shkatërrohen” — Netanyahu paralajmëron goditje ndaj dy xhepave të Hamasit në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në fillim të mbledhjes së kabinetit se dy xhepa të izoluar të Hamasit që ende veprojnë në territorin e Rripit të Gazës — njëri në Rafah dhe tjetri në Khan Younis — do të shkatërrohen.
“Do të shkatërrohen,” tha ai, duke i quajtur përpjekjet e Hamasit “të mjerueshme” dhe akuzuar grupin për tentativë mashtrimi ndaj Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.

Netanyahu theksoi se mbrojtja e forcave të IDF në Gaza është prioriteti kryesor i qeverisë së tij. “Udhëzimi im është i qartë. Nëse do të ketë ndonjë përpjekje për t’i dëmtuar ushtarët tanë, do të godasim këdo që sulmon dhe rrjetet e tyre, për të mbrojtur trupat tanë,” tha kreu i ekzekutivit.

Ai shtoi se Izraeli informon partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, por nuk kërkon leje për vendimet që merr për sigurinë: “Ne informojmë miqtë tanë amerikanë, por nuk kërkojmë lejen e tyre.” Netanyahu edhe njëherë përsëriti synimin e tij për çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës, duke thënë se kjo është pjesë e kornizës së diskutuar me Presidentin Trump — dhe se, nëse një rrugë nuk sjell rezultat, do të përdoren mjetet e tjera që “të gjithë e dinë”.

Përsa i përket situatës në Liban, Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do të veprojë për të parandaluar krijimin e një fronte të ri: “Ne presim nga qeveria e Libanit të përmbushë zotimet e saj, domethënë të çarmatosë Hezbollahun. Por do të ushtrojmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje.”

Kryeministri shtoi gjithashtu se Izraeli është i vendosur të kundërshtojë kërcënimet e grupeve si Houthi nga Jemeni, duke thënë se vendi do të ndërmarrë veprime për të neutralizuar kërcënimet që vijnë nga ana e tyre.

Deklaratat e Netanyahu vijnë në një moment të tensionuar, ndërsa diskutimet ndërkombëtare për të ardhmen e administrimit dhe sigurisë së Gazës vazhdojnë — dhe ndërsa Izraeli përgatitet për hapa të mëtejshëm ushtarakë kundër strukturave të mbetura të Hamasit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...