11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike” – Rama: Lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë përmes videokonferencës në Samitin e Zgjerimit të Euronews, duke marrë pjesë në dialogun BE – Ballkani Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.

Rama theksoi optimizmin e Shqipërisë në procesin e integrimit:

“Kur bie fjala për rajonin, bie dakort që ky është një proces i bazuar në meritë. Ka karakteristika dhe vende të ndryshme në rajon. Kur vjen fjala te ne, them se jemi kombi më eurooptimist në Europë.”

Ai përmendi reformën në drejtësi dhe veprimtarinë e SPAK si një shembull unik për rajonin:

“Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike, reformën në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme ka krijuar në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes. Ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, po ndodh në vitet e fundit, diçka që asnjë vend nuk pretendon se e ka bërë. Është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht, ne pranojmë mbështetje dhe partneritet, por jo leksione kur vjen puna te korrupsioni.”

Kreu i qeverisë foli edhe për përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në prokurimet publike:

“Diella, produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë të kemi sistemin e plotë bazuar në AI të prokurimeve publike. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor, duke e bërë procesin më të shpejtë për përkthimin dhe analizimin e përgatitjes së të gjitha paketave ligjore për t’u miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë dhe të hedhim hapa të mëdhenj duke përdorur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale për të treguar se vendi ynë në Europë është i merituar.”

Fjala e Ramës nënvizon angazhimin e Shqipërisë për transparencë, luftë kundër korrupsionit dhe përdorim të teknologjisë moderne si mjete për të përshpejtuar integrimin evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...