18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Krimi në Malishevë, i akuzuari për kanosje e dhunë në familje vrau vëllezërit e gruas dhe u arratis

Një ngjarje tragjike ka tronditur Malishevën, ku dy vëllezër, të identifikuar si Naim Morina dhe Driton Morina, janë vrarë me armë zjarri nga dhëndrri i tyre, vetëm pak ditë pasi ishin kthyer nga Zvicra për të marrë pjesë në të pamen e babait të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, krimi i rëndë ndodhi para shtëpisë së familjes Morina, në një moment kur familjarët ende ishin në ditë zie.

I dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave, i cili pas ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

Burime për “Insajderi” kanë treguar se vëllezërit kishin ardhur nga gurbeti vetëm katër ditë më parë, ndërsa konflikti që çoi në tragjedi dyshohet të ketë pasur motive familjare.

Një dëshmitar ka rrëfyer për mediat lokale:

“Kanë ardhur nga Zvicra për t’i bërë babait të pamen, por s’e mendonin kurrë që do të përfundonin vetë në arkivol. Një tragjedi e papërshkrueshme.”
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta policore dhe zonën të rrethuar me shirita sigurie, ndërsa banorët e fshatit janë ende të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...