20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Mesazhet që tronditën qeverinë” — SPAK zbardh komunikimet mes Ballukut dhe Berberit: përmendet Presidenti Erdogan dhe kompania ASL e mikut të tij të afërt

Mesazhet e shkëmbyera midis Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, janë bërë pjesë kyçe e dosjes që SPAK ka ngritur ndaj numrit dy të qeverisë. Dokumentet hetimore, sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, zbulojnë një komunikim që kalon kufijtë e Shqipërisë dhe përfshin ndërhyrje nga nivelet më të larta të qeverisë turke.

Në një prej mesazheve të cituara në dosje, përmendet qartazi emri i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me kompaninë ASL İnşaat, pjesëmarrëse në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Një mesazh i ardhur nga pala turke shprehet:

“Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë”,
duke iu referuar kompanisë ASL, në pronësi të biznesmenit Abdulkadir Kart.

Kush është Abdulkadir Kart?

Abdulkadir Kart është një emër me peshë në politikën dhe biznesin turk. Ai ka qenë deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) — partia e Presidentit Erdogan — për zonën e Rize-s në vitet 2002–2007. Sipas mediave turke, Kart konsiderohet “një nga njerëzit më të afërt me Presidentin Erdogan”.

Dyshja kanë qenë fqinj në lagjen Keçiören të Ankarasë, ndërsa lidhjet e tyre janë forcuar me kalimin e viteve. Kompania që ai drejton, ASL İnşaat, ka përfituar disa projekte publike gjigante në Turqi, përfshirë katër tendera të dhënë nga Bashkia e Stambollit me vlerë mbi 2.4 miliardë lira turke.

Një detaj që ka tërhequr vëmendje është pjesëmarrja e vetë Presidentit Erdogan si dëshmitar në dasmën e djalit të Kart, në vitin 2017, bashkë me ish-kryeministrin Binali Yıldırım dhe ish-kreun e Asamblesë Kombëtare, İsmail Kahraman — një sinjal i qartë i afërsisë mes tyre.

Nga Ankara në Tiranë — lobimi si praktikë diplomatike

Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cituar nga burimet pranë hetimit, theksojnë se komunikimet mes palëve nuk përbëjnë domosdoshmërisht elementë të korrupsionit aktiv, por mund të interpretohen si lobim ekonomik — një praktikë e njohur në marrëdhëniet diplomatike, ku udhëheqësit shtetërorë mbështesin kompanitë kombëtare në projektet ndërkombëtare.

Në këtë rast, sipas të dhënave të dosjes, Presidenti Erdogan ka lobuar personalisht për kompaninë e një biznesmeni që “ai e njeh dhe e vlerëson”, duke e vendosur çështjen në një terren delikat mes interesave ekonomike dhe diplomacisë shtetërore.

Hetimet e SPAK pritet të përcaktojnë nëse kjo ndërhyrje ka pasur ndikim konkret në procedurat e tenderit për tunelin strategjik të Llogarasë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të qeverisë shqiptare në vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...