22.4 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

Rina Balaj flet për raportin me Fero: “E shoh si vëllain tim”

Këngëtarja Rina Balaj ka zbuluar në një intervistë të fundit raportin e saj të veçantë me reperin Fero, me të cilin ka realizuar disa bashkëpunime të suksesshme që u kthyen në hite në skenën muzikore shqiptare.

Artistja theksoi se mes tyre ka ekzistuar gjithmonë respekt dhe afërsi, pavarësisht ndryshimeve në karrierë dhe jetën personale:

“Unë me Feron mund të them lirisht se jemi rritur bashkë. Kemi qenë shumë të rinj kur kemi filluar të punojmë. Ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm me mua, por edhe me shoqet e mia, që janë të gjitha vajza.”

Rina shtoi se gjatë viteve ata kanë ruajtur një mbështetje të ndërsjellë dhe një komunikim të shëndetshëm, duke ndarë këshilla dhe duke ruajtur raportin e mirë edhe pse nuk kanë qenë në të njëjtin label muzikor. Ajo e përshkoi reperin si një figurë familjare dhe të besueshme:

“Feron e shoh si vëllain tim, si Rigonin.”

Kur u pyet për procesin gjyqësor ku Fero akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij, Rina preferoi të mos komentojë:

“Nuk mund të gjykoj për diçka që nuk e kam parë vetë.”

Raporti i tyre artistik dhe personal duket se ka mbetur i fortë dhe i bazuar mbi respektin dhe mbështetjen reciproke, duke treguar një lidhje që shkon përtej muzikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...