20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama i jep ultimatum kandidates së Vlorës: “Krasit degët e nepotizmit brenda 100 ditësh”

Gjatë një takimi me Brunilda Mersinin, kandidate e PS-së për Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama i dha mesazh të qartë: brenda 100 ditëve duhet të presë “degët e pemës së nepotizmit” dhe të vendosë disiplinë te drejtuesit e bashkisë.

Rama kërkoi që të gjithë drejtorët e bashkisë të jenë në punë që në orën 7:30 të mëngjesit, duke i urdhëruar të mos bëjnë më sehir dhe të jenë pranë kandidate Mersini gjatë gjithë ditës. “Drejtori që nuk do t’i përmbahet këtij rregulli, të ikë”, tha Rama.

Brunilda Mersini u shpreh se synon të përmirësojë infrastrukturën dhe menaxhimin e qytetit, duke e bërë Vlorën të funksionojë 365 ditë në vit, jo vetëm gjatë sezonit turistik. “Besoj fort te stafi dhe aftësitë e mia drejtuese, për të pastruar dhe përmirësuar qytetin”, tha ajo.

Kryeministri shtoi se prioritet është spitali dhe shërbimet publike, por paralajmëroi: “100 ditë duhet krasitur e gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushëriri aty… Ta gjejnë vlonjatët.”

Mesazhi i Ramës është i qartë: menaxhim transparent dhe disiplinë në Bashkinë e Vlorës do të jenë test për kandidate Mersini që nga ditët e para pas marrjes së detyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...