28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama falënderon qytetarët pas fitores së PS në 5 bashki: “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për besim”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku kandidatët e Partisë Socialiste kanë siguruar fitore në të pesë bashkitë ku u mbajt procesi zgjedhor: Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

Në një deklaratë publike, Rama u shpreh se rezultatet janë një dëshmi e besimit që qytetarët vazhdojnë t’i japin Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj.

“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen”, deklaroi kryeministri.

Ai përgëzoi kandidatët fitues, duke përmendur veçanërisht Brunilda Mersinin, e cila bëhet gruaja e parë që do të drejtojë Bashkinë e Vlorës.
“Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13.049 vota nga 15.454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve,” shtoi Rama.

Zgjedhjet e pjesshme lokale u zhvilluan të dielën, me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 18.72% në shkallë vendi. Procesi u zhvillua i qetë dhe pa incidente të raportuara, ndërsa numërimi përfundoi në orët e para të së hënës, duke shpallur fitoren e kandidatëve socialistë në të pesë bashkitë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...