35.6 C
Tiranë
Saturday, August 1, 2026

Brunilda Mersini: Do të jem e përkushtuar ndaj qytetarëve të Vlorës

Kandidatja fituese e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini, ka siguruar se do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të qytetit bregdetar, duke theksuar se puna e saj do të mbështetet në ndjeshmëri dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

Pas fitores me një diferencë të thellë ndaj dy kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor, Dionis Sotës, i mbështetur nga opozita, dhe Gjergji Nikës, Mersini deklaroi se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste.

“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e tij. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdoj. Ia dedikoj fitoren PS,” u shpreh ajo.

Mersini vlerësoi gjithashtu edhe dy kundërshtarët e saj në garë, duke i cilësuar si bashkëqytetarë dhe bashkëpunëtorë të mundshëm në të ardhmen.
“Gjithmonë gara është garë. Kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi,” shtoi ajo.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje, Brunilda Mersini siguroi 15,672 vota (78.4%), duke shënuar një diferencë të thellë me dy kandidatët e tjerë. Dionis Sota mori 2,333 vota (11.7%), ndërsa Gjergji Nika u rendit i treti me 1,975 vota (9.9%).

Me këtë rezultat, Brunilda Mersini bëhet gruaja e parë që drejton Bashkinë e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...