10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Je hajdut dhe kriminel!” — Përplasje e fortë në Komision mes Klevis Balliut dhe Ceno Klosit

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në Komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti demokrat Klevis Balliu akuzoi rëndë kolegun e tij socialist Ceno Klosi për lidhje me krimin dhe trafik droge.

Gjatë diskutimeve në komision, Balliu ngriti zërin dhe e sulmoi drejtpërdrejt Klosin, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”.

“Je hajdut dhe kriminel. Ke kaluar tonelata me drogë në dogana. S’duhet të jesh këtu, por në burg,” – deklaroi Balliu, duke shkaktuar tension dhe ndërprerje të seancës për disa minuta.

Përplasja verbale solli reagime të menjëhershme nga deputetët socialistë, të cilët kërkuan që Balliu të mbahej përgjegjës për “gjuhë të papranueshme dhe shpifje publike”.
Ndërkohë, Klosi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si “skenar politik për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e opozitës”.

Situata në komision është përshkallëzuar deri në ndërhyrjen e kryetares së komisionit, e cila ka kërkuar qetësi dhe rikthim në rendin e ditës.
Ngjarja pritet të ketë jehonë të gjerë në arenën politike, për shkak të tonit të paprecedentë të përplasjes mes dy deputetëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...