22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tragjedi në Greqi – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni bashkë me 25-vjeçarin që e mbante në krahë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në Greqi, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasi ra nga ballkoni i banesës së bashku me një 25-vjeçar që e mbante në krahë.

Sipas mediave greke, fëmija po qante dhe ishte i shqetësuar, ndaj i riu vendosi ta merrte në krahë për ta qetësuar me një shëtitje të shkurtër. Por ngjarja mori fund tragjik kur 25-vjeçari goditi kokën në buzë të ballkonit, humbi ndjenjat dhe ra në boshllëk, duke tërhequr me vete edhe fëmijën.

“Fëmija ishte i shqetësuar dhe qante. 25-vjeçari e mori në krahë për ta qetësuar. Ndërsa po ecte, goditi kokën në buzë të ballkonit, u trullos dhe ra me fëmijën në krahë nën gardh,” – ka treguar gjyshi i të miturit për mediat lokale.

Fëmija pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku u intubua menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte pas një atak kardiak.

Ndërkohë, 25-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë që ka tronditur komunitetin lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...