35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ulsi Manja: Burgjet shqiptare model në rajon, zyrtarët nuk bashkëpunojnë me të burgosurit e zakonshëm

TIRANË – Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar sot se sistemi i burgjeve në Shqipëri është model në rajon, duke theksuar përparësitë e shërbimeve online për të burgosurit dhe trajtimin e veçantë për ish-zyrtarët e shtetit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, Manja u shpreh se aktualisht nuk ka dyqane brenda burgjeve, por të dënuarit mund të bëjnë porosi online, një sistem që sipas tij përfaqëson një “revolucion” dhe që ekziston vetëm në disa vende të tjera.

“Sigurisht ka problematika, kapen me telefona, me paligjshmëri. Por nuk ka dyqane në burgje. Ka dy vjet që në burgje operohet me sistemin online të shërbimeve që marrin të dënuarit ose të burgosurit. Ky është revolucion. Vetëm 2 ose 3 vende e kanë këtë model,” tha Manja.

Deputeti shtoi gjithashtu se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin burg me të burgosur të zakonshëm apo eksponentë të krimit: “Patjetër burgu i Durrësit u konsiderua si vend ku mund të akomodonim të paraburgosurit që janë zyrtarë ose ish-zyrtarë të shtetit. Nuk mundet një ish-zyrtar i shtetit të qëndrojë në një burg me të burgosur të tjerë. Jo vetëm Durrësi, është edhe paraburgimi në Fier. Kjo lidhet me garantimin e integritetit fizik të ish-zyrtarëve.”

Deklaratat e Manjës vijnë ndërkohë që diskutimet mbi reformën në burgje dhe përmirësimin e kushteve të të burgosurve vazhdojnë në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...