28.3 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

Ulsi Manja: Burgjet shqiptare model në rajon, zyrtarët nuk bashkëpunojnë me të burgosurit e zakonshëm

TIRANË – Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar sot se sistemi i burgjeve në Shqipëri është model në rajon, duke theksuar përparësitë e shërbimeve online për të burgosurit dhe trajtimin e veçantë për ish-zyrtarët e shtetit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, Manja u shpreh se aktualisht nuk ka dyqane brenda burgjeve, por të dënuarit mund të bëjnë porosi online, një sistem që sipas tij përfaqëson një “revolucion” dhe që ekziston vetëm në disa vende të tjera.

“Sigurisht ka problematika, kapen me telefona, me paligjshmëri. Por nuk ka dyqane në burgje. Ka dy vjet që në burgje operohet me sistemin online të shërbimeve që marrin të dënuarit ose të burgosurit. Ky është revolucion. Vetëm 2 ose 3 vende e kanë këtë model,” tha Manja.

Deputeti shtoi gjithashtu se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin burg me të burgosur të zakonshëm apo eksponentë të krimit: “Patjetër burgu i Durrësit u konsiderua si vend ku mund të akomodonim të paraburgosurit që janë zyrtarë ose ish-zyrtarë të shtetit. Nuk mundet një ish-zyrtar i shtetit të qëndrojë në një burg me të burgosur të tjerë. Jo vetëm Durrësi, është edhe paraburgimi në Fier. Kjo lidhet me garantimin e integritetit fizik të ish-zyrtarëve.”

Deklaratat e Manjës vijnë ndërkohë që diskutimet mbi reformën në burgje dhe përmirësimin e kushteve të të burgosurve vazhdojnë në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në derën e banesës në Kamëz, policia heton të kaluarën e 36-vjeçarit

0
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36 vjeç, në Bathore të Kamzës. Ngjarja ndodhi...

Nga djegia e makinës te atentati në Selanik,si u arratis Gentian Çipi nga spitali...

0
Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë, është 41-vjeçari shqiptar që u arratis mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i...

“12 vite burg për vrasjen me thikë”, dënohet 15-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Pirg...

0
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që rreth një vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të Maliqit...

Gjendet e djegur makina e dytë e arratisjes, autoritetet greke ndjekin gjurmët e Gentian...

0
Një makinë e djegur është gjetur herët këtë mëngjes në një rrugë në zonën e Volvës, ndërsa autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për automjetin...

Panik në fushë, Lorenc Trashi rrëzohet pas shtrëngimit në gjoks gjatë ndeshjes Besëlidhja-Korabi

0
Një situatë shqetësuese për shëndetin e futbollistit Lorenc Trashi është regjistruar gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Besëlidhjes dhe Korabit. Futbollisti i vendasve, gjatë...