28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Shqipëri–Itali: Partneritet i ri në turizëm, fokus tek standardet dhe zhvillimi gjithëvjetor

Romë – Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Ministri i Turizmit shqiptar, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santache, ku të dy palët riafirmuan angazhimin për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe inovativ në turizëm.

Takimi përqendroi diskutimet në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe rajonale, harmonizimin e standardeve turistike, lehtësimin e përvojës së vizitorëve, si dhe zhvillimin e itinerarëve kulturorë. Një rëndësi e veçantë iu dha edhe fuqizimit të aftësive profesionale dhe zgjerimit të mundësive turistike gjatë gjithë vitit.

Ky hap konsolidon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendos themelet për një turizëm inovativ dhe cilësor, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe ofertat gjithëvjetore të sektorit.

“Ky takim riafirmon angazhimin tonë për një partneritet të ndërsjellë dhe të qëndrueshëm në turizëm,” u shpreh Gonxhja.

Në plan është që bashkëpunimi të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për vizitorët shqiptarë dhe italianë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...