30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Tani do festojmë, pastaj do mendojmë për Anglinë”, Kristjan Asllani vendimtar, Shqipëria fiton ndaj Andorrës dhe siguron play-off-in

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren e Shqipërisë ndaj Andorrës, duke shënuar golin vendimtar që i siguroi kombëtares biletën për në play-off. Pas ndeshjes, mesfushori u shpreh për emocionet dhe vështirësitë e sfidës:

“E punojmë shumë, sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur se e dinim çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Do festojmë sot e pastaj mendojmë për Anglinë. Të them të drejtën, nuk ishte një pjesë e parë e mirë. E dinim që luante 5-4-1, sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren.”

Asllani shtoi se Andorra nuk është ekip i vogël, duke komplikuar aksionet e sulmit:

“Unë e Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës dhe na mbyllnin. Por tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë.”

Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorrës ishte një hap i madh drejt realizimit të objektivit të madh të kombëtares: kualifikimi në play-off-in për Euro 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...