25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Tragjedi e dyfishtë për familjen Halili: Nëna humb jetën pas vrasjes së të birit në Greqi

Një tjetër fatkeqësi ka goditur familjen Halili nga Tepelena. Pas vdekjes së të birit, Sulo Halili, i cili u gjet i vrarë dhe i djegur në Greqi, nëna e 27-vjeçarit ka ndërruar jetë nga një atak kardiak, dyshohet si pasojë e dhimbjes së thellë për humbjen e të birit të saj. E ndjera kishte qenë në gjendje të rënduar emocionale që prej 8 nëntorit, ditës kur u konfirmua se trupi i karbonizuar i Sulo Halilit ishte gjetur në zonën Skourta të Beotisë.

Hetimet e fundit zbardhin rrethana të reja për krimin e rëndë. Sipas mediave greke, 27-vjeçari dyshohet se ishte joshur përmes një aplikacioni takimesh nga një grua në zonën e Vilias. Në vend të një takimi, ai ra në kurth, u rrëmbye dhe u torturua për orë të tëra, para se të qëllohej dhe trupi i tij të digjej brenda një automjeti.

Makina ku u gjet trupi ishte vjedhur më parë në Glyfada dhe mbante targa të falsifikuara nga një automjet tjetër në Pieria, një detaj që sugjeron përfshirjen e një grupi të organizuar kriminal. Hetuesit besojnë se Sulo Halili mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas trupi i tij është transportuar në Skourta për të zhdukur gjurmët.

Një nga provat kyçe për zbardhjen e ngjarjes është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe mund të zbulojë komunikimet e fundit të 27-vjeçarit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe banorët e Halkidës e Viotisë, të cilët e konsiderojnë këtë një krim me egërsi të pazakontë. Autoritetet greke theksojnë se hetimi është në fazën përfundimtare, dhe identifikimi i autorëve është vetëm çështje kohe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...