26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Operacioni “Threat” në Elbasan/ Arrestohen dy të rinj për fajde dhe dhunë ndaj dy personave

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Threat”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Si rezultat i aksionit u arrestuan në flagrancë dy shtetas të rinj, P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, të dy me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Ata dyshohet se gjatë dy muajve të fundit kanë ushtruar dhunë dhe kanosur dy persona, babë e bir, për t’i detyruar të kthenin paratë e marra me fajde.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan një automjet dhe tre telefona celularë që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”. Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të dhënies së parave me fajde nga të dy të rinjtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...