26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Të më sjellin trupin e djalit këtu, nuk di gjë” – Fjalët e trishtuara të nënës së autorit pas tragjedisë në Francë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre në adresën 101 Rue Général-Paulet, raportojnë mediat lokale.

Alarmi u dha rreth orës 16:30 nga një banor i lagjes Europe, i cili deklaroi se kishte dëgjuar dy të shtëna arme. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën Andon Janaqin, 36 vjeç, dhe Anjeza Zenelin, 30 vjeçe, pranë një arme gjahu. Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja, duke sugjeruar se gruaja u qëllua fillimisht.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve, ndërsa në momentin e ngjarjes njëri prej tyre nuk ishte ende në shtëpi, dhe fëmija më i vogël ndodhej në shkollë.

Nëna e autorit, e cila ka qenë e tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk di asgjë për motivet dhe kërkoi që trupi i të birit të dërgohet në Shqipëri:

“Unë nuk di gjë. Të më sjellin trupin e djalit këtu. S’di gjë se çfarë ka bërë djali andej, ishin mirë e bukur, por nuk e dija që do të bëheshin këto vrasje”, – tha ajo mes lotësh.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet dhe motivacionin e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa komuniteti shqiptar në Brest mbetet i tronditur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...