25.4 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Berisha akuzon: “Luftar Hysa, mik i Edi Ramës, pronar i ‘Queens Casino’ dhe i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës”

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital në Facebook, sipas të cilit kazinoja “Queens Casino” në Montreal, Kanada, është në pronësi të Luftar Hysës dhe Dritan Rexhepit, i njohur si një nga trafikantët kryesorë të drogës nga Ekuadori drejt Evropës.

Në postimin e qytetarit thuhet:

“Doktor, një informacion i sigurt që kam nga miqtë e mi: ‘Queens Casino’ në pronësi të Luftar Hysës është bashkëaksioner me narkotrafikantin Dritan Rexhepin.”

Berisha komentoi për mediat se vendimi i SHBA-së për të sanksionuar familjen Hysa dhe bizneset e tij si pjesë e një organizate terroriste është ekspozimi i “narkoshtetit” të ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Lideri i opozitës akuzoi gjithashtu Ramën se i ka bërë avokatinë Hysës, duke e shpallur investitor strategjik në Shqipëri dhe duke i hapur rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës. Berisha e përshkroi Hysën si mikun e preferuar të Ramës, të lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas dhe me figura të larta të qeverisë shqiptare.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensioni të madh politik dhe kanë nxitur reagime të forta në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...