Sipas njoftimit zyrtar, grupet e punës kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e pusetave, heqjen e mbetjeve dhe normalizimin e qarkullimit në segmentet ku u shfaqën grumbullime uji.
“Pavarësisht reshjeve intensive, skuadrat e UK Vlorë kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës, duke monitoruar nga afër çdo zhvillim. Falë punës së tyre të përkushtuar, situata paraqitet e qetë dhe plotësisht nën kontroll”, thuhet në njoftim.
Institucioni bën me dije se monitorimi do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa qytetarët ftohen të raportojnë çdo problem në zonat e tyre.






