31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Ma zunë rrugën me makinë” — Producenti Shkumbin Nebihu akuzon Don Xhonin dhe vëllain e tij për sulm të armatosur

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa miq, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht producentin Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez.

Sipas burimeve, gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë, ndërsa vetura e producentit është goditur dhe dëmtuar. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin artistik dhe po hetohet nga autoritetet.

Vetë Nebihu ka reaguar për “Prive”, duke e cilësuar sulmin si tejet të rëndë dhe të papranueshëm.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur me bë një shqiptar. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje,” u shpreh ai.

Producenti shtoi se në momentin e sulmit ka parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij.

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit,” deklaroi Bini, duke treguar se situata ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Hetimet për incidentin vijojnë, ndërsa palët e përfshira nuk kanë dhënë ende një deklaratë të plotë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...