27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Noka shpërthen në Kuvend: ‘Kryetari është ushtar partie, pjesë e skuadrës së pushkatimit politik’

Seanca plenare u ndez sot nga deklaratat e ashpra të deputetit të opozitës Flamur Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit se nuk vepron si përfaqësues i institucionit, por si “ushtar besnik i partisë” dhe pjesë e një “skuadre pushkatimi politik” kundër opozitës.

Noka e cilësoi vendimin për përjashtimin e kreut të opozitës Sali Berisha si një akt të mbushur me “urrejtje”, duke theksuar se deklarata që çoi në këtë vendim ishte thjesht një citim i një ambasadori dhe jo një fyerje. Sipas tij, mazhoranca po përdor “makinacione” për të larguar vëmendjen e publikut nga projektligji për barazinë gjinore.

Duke e quajtur këtë nismë “rrezik për familjen shqiptare”, Noka akuzoi shumicën qeverisëse se po favorizon transgjinorët dhe po diskriminon qytetarët që jetojnë sipas normave tradicionale. Ai e cilësoi ligjin si “shkatërrim të familjes shqiptare”, duke shtuar se është pjesë e një projekti të gjerë politik për dobësimin e shoqërisë.

Në drejtim të kryeparlamentarit, Noka lëshoi paralajmërimin e tij më të drejtpërdrejtë:
“Ose bëhu kryetar, ose mos e lejo veten të keqpërdorësh, se do ikësh me turp.”

Kemi mbi dy muaj që presim që në atë vend ku jeni ulur ju, të shohim të ulur kryetarin e Kuvendit dhe jo ushtarin e partisë. E them me keqardhje këtë, sepse nga seanca në seancë ju po demonstroni që vetëm kryetar Kuvendi nuk jeni, jeni thjesht një ushtar besnik i partisë dhe ajo që është më e rënda, jo thjesht i partisë, por ushtar besnik i skuadrës së pushkatimit që narko-s siç është pak para jush aty, ka caktuar ndaj opozitës, i pushkatimit politik.

Po. Pse? Ju, përjashtuat kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt jashtë kësaj salle dhe që nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Ishte një deklaratë e cila citonte motamo thënien e një ambasadori në një emision. Por ju, të ushqyer me urrejtje ndaj opozitës dhe kryesisht ndaj kreut të saj, e keni të pamundur që të pranoni të vërtetën. E gjithë ajo që bëhet ndaj Sali Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës.
Dhe gjithashtu siç jeni mësuar të lëvizni me makinacione, e gjitha ishte një makinacion për t’u mbuluar zhurmën që po bëhej në opinionin publik për të famshmin ligjin tuaj të barazisë gjinore, ku mashkullit paradite i thoni mashkull dhe mbasdite do t’i thonë femër, ku familja shkatërrohet dhe rrënohet, ku transvestiti do konsiderohet njeriu dinjitoz i kësaj shoqërie, ku transeksuali do të jetë, do të favorizohet dhe ai që do të qëndrojë siç e ka bërë Zoti, do të diskriminohet me ligjin tuaj, ku ju me atë ligj vendosët të shkatërroni përfundimisht familjen shqiptare, pasi i shpopulluat, pasi i varfëruat, pasi e inkriminuat tërë shoqëri, tani ju erdhi momenti t’i jepni goditjen e fundit, shkatërrimit të familjes me qëllim për të shkatërruar, të shkatërroni këtë shoqëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...