21.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rritje pagash në Shqipëri/ Rama zbulon se kush do të përfitojë më shumë nga viti i ardhshëm

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot paketën e rritjes së pagave për vitin 2026, duke përfshirë sektorët më të rëndësishëm si mësuesit, mjekët, infermierët dhe policët.

Rama tha se paga mesatare prej 850 eurosh do të indeksuar çdo dy vjet për të mbështetur rritjen e standardeve të jetesës dhe punonjësit me paga të ulëta.

“Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga të ulëta,” u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, rritjet konkrete do të jenë:
• 10,500 punonjës shërbimi – 10,000 lekë më shumë;
• Specialistët – 5,000 lekë;
• Mësuesit – 3,000 lekë;
• Mjekët – rritje në bazë të vjetërsisë në punë;
• Infermierët – pagë 92,500 lekë;
• Policët, përfshirë komisarët dhe nënkomisarët – 5,000 lekë.

Rama theksoi se të ardhurat më të larta të biznesit do të taksohen më shumë, duke mbajtur një sistem të drejtë fiskal.

“Flitet për taksa dhe barrë fiskale, por dua të shtoj se te biznesi i madh ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë,” tha Kryeministri.

Ky vendim synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të stimulojë rritjen ekonomike në vend, duke garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë për punonjësit e sektorëve kyç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...