23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Manja nga Kuvendi: “Buxheti i PS për vitin 2026 garanci për mirëqenien, deputetët demokratë mos të shfaqin luks 5000-6000 euro”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka theksuar se projektbuxheti i vitit 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike gjatë kohës që kjo forcë politike ka qenë në pushtet. Sipas tij, buxheti i PS garanton mirëqenien e qytetarëve dhe konsolidon financat publike.

“Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën e parlamentit. Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaqet në një mënyrë të qartë edhe dallimi politik midis dy kahjeve tona, dhe ky buxhet lidhet me vizionin qeverisës 2025-2030,” tha Manja.

Ai theksoi se megjithëse deputetët nuk janë të gjithë ekonomistë apo financiarë, ata janë në gjendje të lexojnë shifrat e buxhetit dhe të kuptojnë impaktin e tij në ekonominë e vendit. “U tha buxheti i Partisë Demokratike. Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garanton një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë,” shtoi ai.

Në një moment të fjalës, Manja iu drejtua edhe deputetëve të opozitës, duke i këshilluar që të shmangin shfaqjen e luksit gjatë takimeve me qytetarët: “Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në Facebook, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah,” u shpreh deputeti socialist.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...