15.5 C
Tiranë
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-policin që vrau dy të rinj pas një përplasjeje makine në 1997

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-policin Tomorr Çela, i akuzuar për vrasjen e dy shtetasve, L.H. dhe E.D., pas një konflikti që nisi nga përplasja e makinave në vitin 1997.

Sipas prokurorisë, T.Ç., i cili në atë kohë shërbente në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, ka përdorur armën automatike tip Kallashnikov, të cilën e mbante në banesë pa leje, për të qëlluar ndaj viktimave më 27 nëntor 1997, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 9, rruga B. Curri. Pas qëllimit me armë zjarri, i pandehuri është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat vdiqën në vend.

Hetimet kanë zbuluar se tre apo katër ditë para ngjarjes, T.Ç. ishte përplasur me autoveturën ku udhëtonin L.H. dhe E.D., duke shkaktuar dëme të dy makinave. Konflikti që lind nga ky aksident ka eskaluar deri në ngjarjen tragjike me pasoja vdekjeprurëse.

Prokuroria thekson se gjatë hetimeve i pandehuri i është shmangur drejtësisë dhe nuk ka shfaqur pendesë për veprën e kryer. Për shkak të rrezikshmërisë së veprës dhe pasojave të saj, është kërkuar dënimi maksimal për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78, pika 25 e Kodit Penal.

Ngjarja mbetet një nga rastet më të rënda kriminale në kryeqytet nga periudha e vitit 1997, duke rikthyer vëmendjen te hetimi i drejtësisë për veprime të ish-policëve jashtë ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

”Vajzës nuk i kam thënë”, Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Big...

0
Fjolla Morina iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes së publikut...

85-vjeçarja rrëzohet aksidentalisht nga kati i tretë në Korçë, shpëtohet nga policia dhe zjarrfikësit

0
Një ngjarje e frikshme ndodhi sot në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës, ku një 85-vjeçare ra aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit...

Qentë blu të Çernobilit nuk janë efekt i rrezatimit, por “pasojë e sjelljeve jo...

0
Fotot e qenve me qime blu në zonën e përjashtimit të Çernobilit kanë shkaktuar spekulime se rrezatimi bërthamor mund të kishte ndryshuar ngjyrën e...

Biletat për Botërorin 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë arrijnë çmimet rekord deri në...

0
Biletat për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po tregojnë një trend të jashtëzakonshëm: disa prej tyre...

Skandal në Austri: Mjeku shkarkohet pas komentit për pacientin me obezitet “vetëm Auschwitz mund...

0
Horn, Austri – Një mjek u shkarkua nga Spitali Shtetëror Horn pasi bëri një koment të papranueshëm për një pacient me obezitet të rëndë,...