10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë, por juria thotë: “U shkarkua nga paaftësia, jo nga ngacmimi”

Një ish-police e Bostonit në SHBA, Enxhi Qirici, e cila kishte paditur Departamentin e Policisë së Bostonit duke pretenduar se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe se kishte qenë viktimë e ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit, është shpërblyer me 1 milion dollarë, por juria vendosi se ngacmimi që ajo përjetoi nuk lidhej me largimin e saj nga detyra

Qirici, 32 vjeç, u shkarkua në vitin 2019 gjatë periudhës së saj të provës njëvjeçare, pasi sipas departamentit ishte përfshirë në dy incidente të veçanta ku kishte humbur kontrollin dhe kishte shpërthyer ndaj kolegëve, megjithatë në padinë e depozituar në vitin 2021, ajo argumentoi se masat ndaj saj ishin hakmarrje dhe se ambienti i punës ishte i mbushur me shaka të pahijshme, aludime seksuale, komente raciste dhe sjellje armiqësore

Sipas The Boston Globe, juria pranoi se ish-policja kishte qenë viktimë e një ambienti armiqësor pune, por vendosi se kjo nuk ishte arsyeja e shkarkimit të saj, duke cilësuar se ajo nuk ishte e aftë për detyrën gjatë periudhës së provës

Qirici, e bardhë dhe me origjinë nga Shqipëria, filloi të takonte një koleg të saj, Eliot Telisnor, i cili është me ngjyrë, marrëdhënie që sipas saj u bë shkak që kolegët të nisnin shaka dhe komente të pahijshme, duke përfshirë insinuata për jetën e saj seksuale dhe deklarata se donin të flinin me të, ndërsa në padi thuhej se drejtuesit lejonin komentet seksiste dhe raciste

Gjatë kohës që përballej me këto episode, Qirici u përfshi në dy incidente që çuan në largimin e saj, i pari në korrik 2018 kur ajo shpërtheu ndaj një oficeri të policisë së Universitetit Northeastern për shkak të një debati mbi parkimin e makinës së saj të policisë, incident që ajo e pranoi si të papërshtatshëm, dhe i dyti një muaj më vonë në aeroportin Logan ku ajo u nervozua ndaj një oficeri të sigurisë pas një kërkese për identifikim

Pas incidentit të dytë, asaj iu konfiskua arma dhe u caktua në detyrë në zyrë, periudhë gjatë së cilës ngacmimet, sipas saj, u intensifikuan, përfshirë pyetje të përsëritura nëse ishte shtatzënë dhe komente për trupin e saj

Në mars 2019, Qirici ngriti ankesë në Komisionin Kundër Diskriminimit të Massachusetts për shakatë seksuale dhe komentet diskriminuese, dhe tre javë më pas u shkarkua, çka avokati i saj e cilësoi si hakmarrje, ndërsa departamenti këmbënguli se largimi nuk kishte lidhje me ankesën

Avokatët e qytetit argumentuan se periudha e provës u jep të drejtën e largimit të menjëhershëm për oficerët që tregojnë probleme në performancë, ndërsa Qirici, e cila kishte një diplomë në drejtësi penale dhe kriminologji, pasi u largua nga policia, vendosi të ndiqte studimet për avokate dhe sot punon në Boston, megjithëse deklaroi në gjykatë se puna e saj e ëndrrave ishte të ishte police, ndërsa Telisnor dëshmoi se “asaj iu mor karriera”

The Daily Mail raportoi se BPD nuk ka dhënë ende deklaratë zyrtare dhe Qirici ka zgjedhur të mos komentojë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...