26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Durrës – Policia godet rrjetin e shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në operacionin “CLEANING 3”

Policia e Durrësit ka finalizuar një tjetër aksion të gjerë kundër shpërndarjes së narkotikëve, duke çuar në pranga 12 persona dhe duke sekuestruar lëndë narkotike, armë të ftohta, pajisje elektronike dhe municion luftarak. Operacioni i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, konsiderohet një prej goditjeve më të forta ndaj shpërndarjes së drogës pranë shkollave të qytetit.

Në pranga ka rënë edhe organizatori i dyshuar i grupit, shtetasi F. A., 30 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë një sërë akuzash të tjera, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese, kontrabandë mallrash, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash. Ai, së bashku me 11 të arrestuarit e tjerë, akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, i cili vjen pas goditjeve të mëparshme “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2”, policia zbuloi dhe dokumentoi veprimtarinë e një rrjeti të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës, që operonte kryesisht pranë gjimnazeve të qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
• 180 doza kokainë (100 gramë)
• 620 doza marijuanë (1.25 kg)
• 2 peshore elektronike
• 16 celularë
• 3 thika
• një përforcues grushti
• fishekë luftarakë

Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër i dyshuar, B. M., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen.

Sipas policisë, grupi ushtronte aktivitet të rrezikshëm kriminal, duke shpërndarë lëndë narkotike në zona të frekuentuara nga të rinjtë dhe pranë shkollave të mesme. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...