11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet 23-vjeçari nga Shkodra që qarkullonte i armatosur në aksin Lezhë–Shkodër

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me automjet. Sipas uniformave blu, i riu u ndalua në fshatin Mabë, gjatë kontrollit të automjetit tip BMW, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Operacioni i koduar “AKSI” u finalizua nga Sektori i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve se i riu lëvizte i armatosur.

Pas arrestimit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 23-vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në pranga përfundoi Xh. C., 23 vjeç, i cili akuzohet për:
• Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit,
• Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...