17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohet i dënuari për vrasje që lëvizte i armatosur; babai i autorit të vrasjes së policit në Fier kapet në flagrancë

Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar të dënuar më parë për vrasje, i cili qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. I ndaluari është Petrit Mërnica, babai i Azgan Mërnicës, i riu që vrau 1 vit e gjysmë më parë punonjësin e Shqiponjave në Fier.

Uniformat blu kishin marrë informacion se një shtetas po lëvizte i armatosur në zonë, dhe menjëherë organizuan operacionin policor të koduar “Pathway”. Gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, u kap në flagrancë Petrit Mërnica, të cilit iu gjetën në çantën e dorës një pistoletë dhe dy krëhëra, secili me nga 7 fishekë.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan si prova materiale, ndërsa 57-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u realizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Komisariati i Policisë Fier. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...