24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Lumi Seman permbyti serat në Dimal, dëme të mëdha për fermerët: “Investimet tona u shkuan dëm”

Dalja e lumit Seman nga shtrati ka shkaktuar dëme të mëdha në Bashkinë Dimal, ku qindra hektarë sera të mbjella me perime të stinës janë përmbytur. Më e goditura është zona e fshatit Goriçan, ku prej katër ditësh uji vijon të mbajë nën pushtet tokat bujqësore, duke shkatërruar prodhimin e fermerëve.

Sipas banorëve, dëmet arrijnë në miliona lekë. Mes tyre është edhe familja Goga, e kthyer nga Gjermania për të investuar në vendlindje. Por përmbytja nuk i kurseu as serrat e tyre.
Erigis Goga tregon se ishte në prag të vjeljes së domateve kur uji i Semanit u fut deri në një metër brenda serrës. Sot, pas qëndrimit të gjatë nën ujë, i gjithë prodhimi është kalbur.

Situata rrezikon edhe mbjelljet e sezonit të ardhshëm. Fermerët thonë se fidanët i kanë porositur, por toka është e pamundur të punohet: balta dhe lagështia e tepërt nuk lejojnë asnjë ndërhyrje për muajt në vijim.

Ata i bëjnë thirrje shtetit për ndihmë, pasi kursimet e tyre i kanë investuar në serra nga të cilat sot nuk përfitojnë asgjë.

Në territorin e Bashkisë Dimal, problemi kryesor mbeten tokat bujqësore ku uji largohet me shumë ngadalë për shkak të kanaleve kulluese të bllokuara. Në disa zona ato mungojnë plotësisht, duke shtuar përmasat e përmbytjes.

Ndërkohë, në fshatrat Çiflig dhe Arrëz, ku uji është tërhequr, banorët kanë nisur pastrimin e banesave dhe vlerësimin e dëmeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...