31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Tiranë – Operacioni “Wrong Delivery”, sekuestrohen 18 mijë euro të falsifikuara

Policia e Tiranës ka goditur një skemë të organizuar për shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara, duke sekuestruar 11 pako me euro të dyshuara të falsifikuara dhe arrestuar katër persona. Operacioni, i koduar “Wrong Delivery”, u drejtua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Tiranës.

Në pranga ranë Alesio Brungaj, 19 vjeç, nga Shkodra, i cili dyshohet se kishte porositur shumën e falsifikuar, Serxhio Lala, 26 vjeç, Enis Aliaj, 19 vjeç, si dhe një i mitur 17-vjeç. Një tjetër person, A. P., 19 vjeç, nga Kruja, është shpallur në kërkim.

Hetimet zbuluan se kartëmonedhat shpërndaheshin edhe përmes rrjetit social TikTok dhe përdoroheshin persona të rinj për të fshehur origjinën e parave. Sipas policisë, shuma e falsifikuar ishte 18 mijë euro, në prerje të ndryshme, e cila do të hidhej në qarkullim në Shkodër dhe Mal të Zi.

Policia po vijon hetimet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë të skemës. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...