35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Zbulohen detaje të reja nga atentati në Rinas: 5 milionë euro për ekzekutimin e Gilmando Danit

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, kanë nxjerrë në dritë të dhëna të rëndësishme mbi sfondin e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi, autorët vijojnë të jenë në arrati dhe identiteti i tyre mbetet ende i paqartë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se për vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, është paguar shuma rekord prej 5 milionë eurosh. Hetuesit mendojnë se pas ngjarjes qëndron një grup i specializuar vrasësish me pagesë, të rekrutuar posaçërisht për këtë atentat.

Burimet shtojnë se vrasësit nuk kanë vepruar në mënyrë të pavarur, por janë kontaktuar nga një ndërmjetës, i cili dyshohet se ka shërbyer si hallka lidhëse mes porositësve dhe ekzekutorëve. Hetimet po përqendrohen pikërisht tek identifikimi i këtij personi, që konsiderohet kyç për zbardhjen e plotë të skemës.

Ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë të populluar pranë aeroportit ndërkombëtar, rrezikoi seriozisht edhe jetën e qytetarëve të tjerë. Përplasja e breshërive ndaj automjetit ku udhëtonin Dani dhe Shaljani shkaktoi një tronditje të madhe publike, ndërsa situata konsiderohet një precedent shqetësues për sigurinë.

Grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...