35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ditë e gjashtë punimesh në argjinaturën e Çukës: dëmet tek fermerët arrijnë në qindra krerë bagëti

Prej gjashtë ditësh, vijon intensivisht puna për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e shumta të lumit Bistrica. Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe emergjencat civile po punojnë në terren me mjete të rënda dhe materiale mbrojtëse, për të garantuar sigurinë e zonës bujqësore dhe për të shmangur përmbytje të tjera.

Dëmet për fermerët janë të mëdha dhe në rritje. Drejtuesi i grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, konfirmon se shifrat paraprake janë shqetësuese.

“Sipas përllogaritjeve të deritanishme, janë mbytur rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë, si dhe disa kosheres me bletë. Dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur”, u shpreh Dine.

Për të lehtësuar situatën, emergjencat civile kanë shpërndarë deri tani 8 tonë ushqim për bagëtitë, ndërsa vazhdon procesi i grumbullimit të të dhënave.

“Çdo person i dëmtuar duhet të paraqitet në Bashkinë Sarandë për raportimin e dëmeve. Vetëm pasi të kemi evidencimin e plotë, do të vendosim për hapat e mëtejshëm”, shtoi Dine.

Megjithatë, fermerët ende nuk kanë një afat të saktë se kur do të nisë procesi i dëmshpërblimit. Sipas autoriteteve, gjithçka do të varet nga vlerësimi përfundimtar dhe vendimmarrja institucionale.

Ndërkohë, punimet për rikonstruksionin e argjinaturës vijojnë me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore në Çukë dhe fshatrat përreth, duke shmangur rrezikun e një tjetër përmbytjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...