Ish-banori i Big Brother Vip 4, Klajdi Musabelliu, ka ndarë një video prekëse në rrjetet sociale në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.
Musabelliu ka publikuar një moment nga darka e tyre e fundit, ku Shpati shihet i qeshur, duke kënduar dhe kërcyer, ashtu siç e njihnin të gjithë: plot energji dhe pozitivitet.
Në mbishkrimin e videos, Klajdi shpreh dhimbjen dhe mallin për mikun e tij:
“Ishte darka jonë e fundit vëlla… kështu do të të kujtoj gjithmonë: duke kënduar dhe me buzëqeshjen tënde.”
Postimi është pritur me shumë zemra dhe komente ngushëllimi nga ndjekësit, të cilët po ashtu janë tronditur nga humbja e parakohshme e artistit të dashur.






