21.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Konflikti për një koment në TikTok përfundon në plagosje: 14-vjeçari në Durrës rrëfen ngjarjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar, pas një konflikti që nisi për një koment në rrjetin social TikTok.

I mituri me iniciale M.K. ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor dhe psikologes, duke treguar se gjithçka filloi nga një debat online dhe degjeneroi kur dy adoleshentët u takuan fizikisht, secili i shoqëruar nga një grup shokësh.

Në dëshminë e tij, 14-vjeçari tregon:
“Pak ditë më parë ngecëm për një koment në TikTok. Aty nisi. U grindëm me komente. Më pas lamë të takoheshim, nga ana jonë për t’u sqaruar, por e dinim që ata do vinin me disa shokë. Edhe ne u bëmë një grup.”

Ai shpjegoi se takimi u vendos pranë banesës së bashkëmoshatarit tjetër. Sipas tij, të dy grupet kishin shkuar të përgatitur për një konflikt të mundshëm.

“U nisëm të debatonim, kush je ti kush jam unë. U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete të forta. Unë nxora thikën… më shumë për t’i trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste.”

14-vjeçari deklaroi se e goditi disa herë bashkëmoshatarin, por sipas tij, pa synimin për ta vrarë apo plagosur rëndë:
“Jam penduar shumë. Nuk doja të shkonte kështu.”

I plagosuri ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...