38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Azet reagon pas shpërthimit në pronën e tij në Düsseldorf: “Nuk kam qenë objektiv i atentatit”

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka sqaruar publikisht situatën pas raportimeve të mediave gjermane, sipas të cilave një pajisje shpërthyese kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati në Düsseldorf, pronë që rezulton të jetë e tij.

Ngjarja ngriti shqetësime te fansat dhe publiku, duke u raportuar si e dyshimtë. Megjithatë, Azet ka vendosur t’i japë fund spekulimeve përmes një deklarate në Instagram, ku theksoi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati:

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua,” tha reperi.

Ai gjithashtu sqaroi se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga pronat e tij dhe se aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, pa asnjë raportim për të lënduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...